Kirgistani dhe Taxhikistani arrijnë armëpushim pas konfliktit me 40 të vdekur
Kirgistani dhe fqinji i tij, Taxhikistani kanë arritur marrëveshje për të tërhequr trupat nga kufiri që ndan dy shtetet pas luftimeve më të fundit ku mbetën 40 persona të vdekur dhe 175 të tjerë të plagosur.
Krerët e sigurisë kombëtare të dy republikave ish-sovjetike në Azinë Qendrore arritën një pakt për tërheqje gjatë një takimit të mbajtur të shtunën.
Luftimet nisën të mërkurën kur zyrtarë të Taxhikistanit u përpoqën të vendosnin kamera sigurie për të monitoruar një ujësjellës afër fshatit Kok-Tash në Kirgistan.
Të dy vendet pretendojnë se zona rreth furnizuesit me ujë është e tyre dhe pretendimet për këtë territori kanë nisur që kur të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Zyrtar të Kirgistanit thonë se 33 persona mbetën të vrarë ndërsa 7 mijë banorë u evakuan.
Kurse Taxhikistani ende nuk ka bërë të ditur të dhëna për dëmet e shkaktuara në anën e saj, por media ka raportuar për tetë të vrarë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta