“Kishte armë”, dalin pamjet si u vra nga agjentët federal protestuesi në Minesota
Personi që u qëllua nga agjentët federalë të shtunën në mëngjes në Minneapolis ka ndërruar jetë, njoftoi shefi i policisë së qytetit, Brian O’Hara. Dëshmitarët janë marrë në Godinën Federale Whipple.
Ky është rasti i tretë i të shtënave që përfshin agjentë federalë në Minneapolis gjatë këtij muaji. Më parë, një agjent i Immigration and Customs Enforcement (ICE) qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Good në fillim të janarit, ndërsa një tjetër agjent ICE plagosi në këmbë një migrant venezuelian.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi se personi ishte i armatosur, megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi incidentin fatal. CNN ka kërkuar informacion shtesë nga autoritetet lokale dhe federale.
Forcat e sigurisë kanë përdorur taktika për kontrollin e turmës, përfshirë gaz lotsjellës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Pamjet tregojnë një turmë të madhe që mbërrin në zonë pas njoftimeve për të shtënat, duke brohoritur “turp, turp, turp” ndaj oficerëve federalë.
Një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri me dije se personi kishte një armë zjarri me dy magazine dhe tregoi një foto të armës, e cila duket të jetë një Sig Sauer Emperor Scorpion. Nuk dihet nëse armën e mbante dukshëm apo fshehur gjatë incidentit, dhe gjithashtu nuk është e qartë nëse ai kishte leje për të mbajtur armën, kërkesë kjo e detyrueshme në Minesota.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta