Krijohet roboti që injekton spermën, kontrollohet me Playstation

4 Maj 2023 | 08:51

Teknologjia, sikurse po bëhet e pabesueshme dhe gati e frikshme…

Një zhvillim i fundit, tronditës është ai i një roboti injektues të spermës. Ai kontrollohet me një levë PlayStation, dhe ia doli të fekondojë me sukses vezët e njeriut, duke rezultuar në dy fëmijë të shëndetshëm.

Sipas një raporti nga “MIT Technology Review” një nga inxhinierët në startupin spanjoll “Overture Life” dhe i përfshirë në zhvillimin e robotit të parë inseminues në fushën e mjekësisë së fertilitetit ka arritur të perfeksionojë këtë procedurë. Studiuesi drejtoi me sukses një gjilpërë të vogël të mekanizuar gjatë procedurave të fertilizimit in vitro (IVF) duke përdorur levat e krijuara nga Sony për PlayStation 5.

Falë kësaj teknike, qelizat e spermës u depozituan me kujdes në disa vezë njerëzore disa herë. Sipas ekipit, procedurat rezultuan në embrione të shëndetshme, të cilat çuan në lindjen e dy vajzave. Ato janë individët e parë të lindur pas procesit të fekondimit me ndihmën e teknologjisë së automatizuar.

StartapiOverture Life” ka marrë 37 milionë dollarë nga kompanitë që kanë vendosur të investojnë në këtë teknologji. Sipas tyre pajisja shënoi përfundimisht hapin e parë drejt automatizimit të fekondimit in vitro dhe potencialisht do ta bëjë procedurën shumë më pak të kushtueshme dhe shumë më të zakonshme se aktualisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026