Klosi: Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha për gazetaren Ilva Tare se me gjithë uljen e numrit të rasteve me COVID në vendin tonë, ende nuk është përcaktuar çfarë do të ndodhë në plazhe këtë sezon turistik.
Z. Klosi theksoi se përtej problematikave të përvitshme, mbi të gjitha prevalon pandemia, e cila siç tha do ta bëjë sërish të vështirë një turizëm të organizuar evropian.
“Duket e vështirë për një turizëm të organizuar evropian, pasi vendet e Evropës nuk kanë krijuar ende politikat e tyre lidhur me raportet me vendet jashtë BE. Do të ketë turizëm të organizuar, por duhet të përgatitemi për problematikat tona.
Është e vështirë të themi kur do të nisë zyrtarisht sezoni pasi jemi ende me kufizime oraresh. Nuk është e definuar ende çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit”, tha ministri, teksa shtoi se ulja e rasteve të infeksionit dhe vaksinimi mund të ndihmojnë të kemi një turizëm si të gjithë shpresojnë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit