‘Koalicioni për Liri të Mediave’, 18 kombe dënojnë përndjekjet ndaj gazetarëve në Rusi
Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet një deklarate kanë shprehur një “shqetësim të thellë” për “ngacmimet në rritje” nga qeveria ruse ndaj gazetarëve të pavarur dhe platformave të ndryshme mediatike.
Deklarata, e publikuar nën emrin ‘Koalicioni për Liri të Mediave’, është nënshkruar nga një sërë vendesh si Ukraina, Maqedonia e Veriut, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Sllovakia apo Sllovenia.
Në deklaratë nënvizohet se “liria e mediave është shumë e rëndësishme për funksionim të shoqërive të lira dhe të hapura, si dhe është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Autoritetet ruse janë akuzuar për shtypje të mediave të pavarura, grupeve për shoqëri civile, aktivistëve dhe pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë, si dhe për përdorim të të ashtuquajtuarit ligj për “agjentë të huaj”.
Një nga rastet konkrete përfshijnë atë ku autoritetet ruse në Krime kanë paditur korrespodentin e Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, i cili mund të dënohet me 18 vjet burgim.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta