Kolegji Elektoral ‘vulos’ zyrtarisht Joe Biden president të SHBA: Koha të kthejmë faqe, të bashkohemi

15 Dhjetor 2020 | 07:25

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjalën e fundit e thanë anëtarët e Kolegjit Elektoral të cilët miratuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, hapi i fundit i demokratit drejt Shtëpisë së Bardhë.

Votimi erdhi pasi zgjedhësit e Kalifornisë vlerësuan fitoren masive të Biden me 5 milionë vota muajin e kaluar. Ai e kaloi pragun prej 270 votash elektorale  të nevojshme për të siguruar presidencën.

Ky moment, shpallja zyrtarisht e fituesit  ka marrë një rëndësi të veçantë në këtë zgjedhje për shkak të refuzimit të Presidentit Donald Trump për të pranuar se ai humbi garën presidenciale .

Në fjalën e tij të parë si president zyrtar, Joe Biden iu drejtua kombit duke u shprehur se demokracia u vu në provë por në fund të fundit fitoi.

“Ne njerëzit votuam, u ruajt fort besimi në institucionet tona, integriteti i zgjedhjeve mbeti i paprekur. Dhe kështu, tani është koha të kthejmë faqen siç kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë.

Të bashkohemi. Të shërohemi. Siç e thashë përmes kësaj fushate, unë do të jem një president për të gjithë amerikanët Ne duhet të punojmë së bashku,  t’i japim njëri-tjetrit një shans për të ulur tonet dhe mbi të gjitha ne duhet të mbështetemi fort  në solidaritet”, tha presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Refuzimi i Donald Trump për të pranuar realitetin është pranuar nga një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve të zgjedhur republikanë dhe pjesa më e madhe e bazës së partisë.

Madje, në Uashington gjatë fundjavës pati edhe protestat për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve ku mbështetësit e presidentit në largim brohorisnin, ‘Mjaft vodhët’!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026