“Koloneli Zog” në Durrës, shfaqja trajton kontradiktat e popujve të Ballkanit
Një trupë e përzgjedhur aktorësh, nën regjinë e Xhuliano Briskut kanë sjellë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” një satirë të epokës në të cilën jetojmë, të kontradiktave të thella të popujve të gadishullit të Ballkanit, që aspirojnë anëtarësimin në Evropë.
I njohur më së shumti nga loja në skenë si aktor, regjisori Xhuliano Brisku e ka risjellë pjesën për publikun pas një mungese 13-vjeçare.
“Në vitin 2009 pedagogu dhe aktori Alfred Trebicka e ka vendosur në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Sigurisht që çdo shfaqje ka një vizion ndryshe dhe në këtë rast ‘Koloneli Zog’ i vënë në skenën e Durrësit ka një aspiratë shumë ndryshe”, tha regjisori Xhuliano Brisku.
Sot kjo pjesë teatrore vjen më aktuale dhe e prekshme se kurrë.
“Përveç faktit që ne sot po përjetojmë një luftë në Europë, ajo e Ukrainës, një arsye tjetër, dhe më kryesorja, është se më 6 dhjetor Samiti i BE-së vjen në Tiranë përsëri duke na dhënë ftesën për herë të 200-të që prej vitit 1993”, u shpreh ai.
Megjithatë ai, së bashku me aktorët, ka përpara një sfidë: Tërheqjen e publikut.
“Ne duhet të jemi sa më shpesh në skenë, që publiku të mos njohë vetëm ato figurat e njohura, që kanë bërë epokë në teatër a film, por të na njohin edhe ne të rinjve”, theksoi aktori, Donald Shehu.
“Duke qenë se ne jemi të gjithë aktorë, që kemi operuar më shumë në qytetin e Tiranës, ndonjëherë bëhet pak vështirë për të thithur publik dhe ky mbetet ndonjëherë një nga problemet themelore të teatrit, që edhe nëse prodhon gjëra të mira, është shumë e vështirë që ta tërheqës publikun në teatër”, sipas aktorit, Florian Agalliu.
Një shfaqje ekstremesh, sa rrëqethëse, aq edhe gazmore, të cilën aktorët ftojnë publikun të mos ta humbasë.
“Përveç atmosferës dhe frymës së re të aktorëve të rinj, do të shohin një dokuteatër totalisht tjetër”, tha aktori, Urim Aliaj.
“Koloneli Zog” do të vijojë të shfaqet edhe netët e fundjavës në teatrin e Durrësit, në orën 19:00.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit