Kolumbia shpallet zyrtarisht parajsa e fluturave në botë

25 Qershor 2021 | 09:17

Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind të llojeve të fluturave, numri më i lartë në botë sipas një studimi të ri të Natural History Museum, në Londër.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë identifikuar 3642 specie dhe 2085 nënspecie në Kolumbi, një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë.

“Më shumë se 200 specie fluturash të përfshira në këtë census jetojnë vetëm në Kolumbi dhe nuk gjenden në asnjë vend tjetër”, thotë Blanca Huertas, studiuese e fluturave në Natural History Museum.

“Nëse i humbim ato, këto specie do të zhduken përgjithmonë”, shprehet studiuesja, teksa bën thirrje për mbrojtjen e habitatit të tyre natyral.

Kolumbia është një vend me diversitet të madh të habitateve natyrale, me një gjeografi komplekse heterogjene, thonë studiuesit. Këta faktorë, të bashkëlidhur me situatën e delikate të sigurisë gjatë shekullit të shkuar në disa rajone, e kanë kufizuar studimin shkencor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026