Komandantët ushtarakë të SHBA shprehen të shqetësuar për ndikimin e Kinës në Evropë
James G. Fogo, admiral i forcave detare, u tha pjesëmarrësve, gjatë një Webinari të sponsorizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike, se Kina po punonte në mënyrë aktive në Evropë dhe në Afrikë për të shkatërruar infrastrukturën e bazuar në rregullat ndërkombëtarë që kanë ruajtur paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
“Qasja qeveritare e Kinës është zgjeruar deri në Arktik, Evropë dhe Afrikë. Në këtë rajon, Kina po kryen përgjime të pasigurta të avionëve dhe anijeve. Po kërcënon kombet. Kina ka krijuar një bazë ushtarake jashtë rajonit Horn të Afrikës dhe po mundohet të kontrollojë porte të tjera”, është shprehur Admirali.
“Kina po blen kompani mediatike për të përçuar propagandat e saj dhe për të zhdukur çdo kritikë kundrejt qeverisë”, shton ai.
Liderët kinezë po ndërhyjnë në zgjedhjet nëpër botë, “duke kufizuar informacione rreth coronavirusit dhe duke dhuruar pajisje dhe personel mjekësor, madje edhe në Evropë, për të treguar se është një lider botëror”.
Nisma kineze “One Belt, One Road” ndërthur armë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe politike për të ndryshuar arkitekturën ndërkombëtare të bazuar në rregulla. Apo po ofrojnë lehtësira financiare dhe mundësi të ndryshme për kombet, veçanërisht në Afrikë, për të ndikuar në qeveritë e tyre.
“Ky lloj ndikimi përbën një shqetësim për sigurinë, dhe mund të përdoret për të kufizuar hyrjen në portet dhe aeroportet kryesore, ndërsa mundëson aksesim në informacione të rëndësishme qeveritare dhe ushtarake përmes teknologjisë së ndërmarrjeve shtetërore”, shpjegon Admirali James.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta