Komisioneri i OKB për të drejtat e njeriut: Planet e Izraelit për aneksimin, të jashtëligjshme
Planet e Izraelit për të aneksuar një pjesë të territorit palestinez janë “jashtëligjshme”, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Drejtat e Njeriut, i cili paralajmëroi se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja shkatërrimtare për të drejtat e njerëzve në të gjithë rajonin.
“Aneksimi është i jashtëligjshëm. Pikë. Çdo formë aneksimi. Pavarësisht nëse është 30 për qind e Bregut Perëndimor apo 5 për qind”, deklaroi Michelle Bachelet gjatë së hënës, duke i bërë thirrje Izraelit që të zmbrapset nga vendimi dhe të tërhiqet nga “një rrugë e rrezikshme”.
“Pasojat fikse të aneksimit nuk mund të parashikohen, por me shumë gjasë ato do të ishin shkatërrimtare për palestinezët, vetë Izraelin dhe për rajonin më gjerë. “
Qeveria izraelite pritet të dalë gjatë javës për të shpjeguar me hollësi sesi do të implementohet plani i SHBA për paqe në Lindjen e Mesme.
Grupi islamik palestinez Hamas ka paralajmëruar se tentativat e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor do të sillnin “shpallje lufte”.
Konflikti për territorin në Bregun Perëndimor
Izraeli përvetësoi Bregun Perëndimor nga Jordania pas luftës në 1967 dhe ka ndërtuar dhjetëra vendbanime që janë tashmë shtëpia e mbi 500 mijë izraelitëve, por kjo tokë nuk u cilësuar kurrë si territor i Izraelit për shkak të kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.
Palestinezët, me mbështetje të gjerë nga ndërkombëtarët, e kërkojnë këtë territor pasi e kanë cilësuar si “zemra” e shtetit të tyre të pavarur.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha për Associated Press javën e shkuar se “aneksimi jo vetëm që do të ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare por do të ishte dhe një faktor i madh destabilizues për rajonin”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta