Komisioni Evropian pret që Joe Biden t’i japë frymë tjetër bashkëpunimit me Evropën

8 Nëntor 2020 | 12:51

Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re bashkëpunimi për të përballuar sprovat kryesore që mundojnë aktualisht botën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen adresoi një mesazh të drejtpërdrejt për presidentin e ardhshëm të SHBA-së Biden, nga i cili kërkon një bashkëpunim më të mirë për të adresuar problemet me pandeminë e COVID-19, ndryshimet e klimës, respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sidomos stabilitetit dhe sigurisë në rrafshin botëror.

“Bashkimi Evropian qëndron i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin me administratën dhe kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë [më mirë] sprova botërore si pandemia e coronavirusit dhe ndikimit të saj në ekonomi, ndryshimet klimaterike dhe humbja biodiversitetit [mjedisor], nevoja për një rregullore ndaj ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, sigurisë botërore dhe reformimit të marrëdhënieve shumëpalëshe,” – u shpreh presidentja von der Leyen.

Më tej drejtuesja e Komisionit Evropian tha se “shihte përpara për të drejtuar këtë axhendë me Presidentin Biden”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026