Komiteti Olimpik ndëshkon Korenë e Veriut, vendi komunist nuk do të marrë pjesë në “Beijing 2022”
Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të organizohen vitin e ardhshëm në Pekin. Ky është vendimi qe ka marrë Autoriteti Olimpik Ndërkombëtar.
Presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach në një konferencë për media u shpreh: “Komiteti Olimpik Kombëtar i Republikës Demokratike Popullore të Koresë, do të pezullohet deri në fund të vitit 2022 si rezultat i vendimit të njëanshëm për të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020”.
Vendi komunist zgjodhi të mos i dërgonte atletët e tij në Lojërat Verore për shkak të frikës nga situata e pandemisë së Covid-19.
Korea e Veriut ka qenë shteti i vetëm në botë që nuk ka dërguar asnjë prej atletëve të saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka ofruar zgjidhje të ndryshme Koresë së Veriut.
Një ndër to ishte ndihma me vaksinat kundër koronavirusit. Këto ndihma janë refuzuar vazhdimisht nga zyrtarë olimpikë të Koresë së Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta