Kompanitë kanë gjurmuar punonjësit gjatë pandemisë për të monitoruar punën e tyre
Përdorimi i inteligjencës artificiale e njohur ndryshe edhe si AI, Artificial Intelligence, u shtua gjatë pandemisë sipas deklaratës së fundit të një prej sindikatave më të mëdha në Evropë.
Ekspertët thonë se kanë identifikuar disa praktika goxha ngjethëse të përdorura nga kompanitë për të monitoruar punonjësit e tyre.
“Shohim se janë përdorur disa algoritme që janë vënë në punë për të gjurmuar hapat e ndërmarra nga punonjësit që u detyruan të punojnë online gjatë pandemisë,” shpjegon Isabelle Schömann, eksperte pranë ETUC.
“Të dhëna si orët e punës; apo sa herë është prekur tastiera prej tyre, për shembull që vë në punë gjurmimin biometrik janë absolutisht të papranueshme. Nuk mund të bësh vëllain e madh në çdo dimension të mundshëm, ndaj ne mendojmë se kjo mbikëqyrje po fillon të bëhet krejtësisht e pavend.”
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga bizneset po vihet në punë masivisht, vitet e fundit madje një studim i fundit ka treguar se 55% e drejtuesve të burimeve njerëzore në SHBA përdorin algoritme parashikuese kur rekrutojnë punonjës të rinj.
Në këto raste sistemet e inteligjencës artificiale thuhet të ulin normën e paragjykimeve që shihet si dobësi tek njerëzit, ama në të njëjtën kohë ato mund të krijojnë dhe forma krejtësisht të reja diskriminimi.
Shumë ligjvënës në BE mendojnë se këto praktika invazive që ndërmerren në emër të sigurisë po bëhen në kurriz të të drejtave themelore të njeriut.
“Duhet të investojmë më tepër në sigurinë publike. Duhet gjetur një balancë pasi një fije e hollë i ndanë mbledhjen e të dhënave personale në emër të sigurisë më të mirë nga ruajtja e të drejtës së privacisë dhe lirisë së shprehjes,” tha deputetit bullgar, Petar Vitanov për Euronews.
LEXO GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta