Kompjuteri më i vjetër në botë, shkencëtarët britanikë rikrijojnë mekanizmin antik “Antikythera”
Shkencëtarët britanikë arritën të deshifronin një pajisje antike greke që shërbente për matje astronomike, e cila konsiderohet si kompjuteri i parë funksional i bërë nga njeriu. Mekanizmi i quajtur “Antikithera” u nxor në vitin 1901 nga një anije antike e fundosur.
Tashmë ekspertët nga Universiteti i Londrës kanë krijuar një model teorik për të ndihmuar në deshifrimin e qëllimit të kësaj pajisjeje dhe mënyrës se si funksiononte
“Ka qenë një pajisje e ndarë në shumë pjesë, dhe është një pazëll i përbërë prej 82 pjesësh ku secila prej tyre është analizuar për të kuptuar funksionin dhe si kjo pajisje funksiononte. Me anë të rrezeve x dhe teknologjisë 3D, arritëm të merrnim informacionin e duhur për të kuptuar funksionalitetin e saj”, shprehet Tony Freeth.
Instrumenti besohet të jetë dizenjuar dhe ndërtuar nga shkencëtarët grekë dhe daton në shekullin e parë para erës sonë.
“Kemi rikrijuar atë çfarë mendojmë se si ka funksionuar ky mekanizëm. Është një paraqitje mbresëlënëse e kozmosit, ka planet e ndarë në unaza të veçanta dhe të gjitha janë pjesë e një mekanizimi”, shtoi profesori i Universitetit të Londrës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta