Komplikohen bisedimet në Gjermani, ‘të vegjlit’ kontakte edhe me CDU
Social-demokratët e qendrës së majtë në Gjermani deklaruan se ishin gati për bisedime për një koalicion trepalësh me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, por dy partitë e vogla po i mbajnë të hapura edhe kontaktet me koncervatorët e CDU-së.
Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e 26 shtatorit, ku asnjë parti nuk siguroi mazhorancën e duhur, i ka dhënë jetë një seri bisedimesh për koalicion që mund të zgjasin disa muaj, me SPD-në dhe konservatorët që i kanë varur shpresat pikërisht tek të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë të FDP-së.
“Ne si SPD jemi shumë të kënaqur që FDP-ja pranoi ftesën tonë për bisedime. Ne u ulëm së bashku për disa orë dhe mund të them se zhvilluam bisedime konstruktive, të orientuara drejt një zgjidhjeje”, tha Lars Klingbeil, sekretar i përgjithshëm i SPD-së.
Megjithatë, FDP është më e afërt me konservatorët e kancelares Merkel dhe zhvilloi bisedime edhe me ata.
“Sapo zhvilluam seancën e dytë të bisedimeve. Ne mund të marrim një vendim përfundimtar pasi të kemi zhvilluar dialog me të gjithë. Është e qartë që ka gracka, por është po ashtu e qartë se ne jemi të vendosur të formojmë një qeveri të reformuar, që e çon vendin para”, shprehet Volker Wissing, sekretar i përgjithshëm i FDP-së.
Nga ana e tyre, konservatorët duan t’i vazhdojnë bisedimet, pavarësisht rezultatit të dobët të verifikuar në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe pritet që ditën e martë të zhvillojnë një takim me të gjelbrit.
Kryetarja e këtyre të fundit, Annalena Baerbock ka deklaruar se, do të vendosë se si të veprojë pas takimit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta