Koncert në Korçë, artistë nga Shqipëria e Kosova elektrizuan skenën e teatrit

26 Dhjetor 2022 | 18:47

Një koncert ndryshe ka qenë ai i mbajtur në fundjavë në teatrin “Andon Zako Çajupi “në Korçë, ku këngë të zhanerave të ndryshëm kanë ardhur në versionin “acapella”

Kompozitori kosovar me famë të gjerë bëri ndërthurje të zërave të vjetër e të rinj, gjë e cila ka rezultuar me sukses përballë publikut artdashës korçar.

“Pjesa më me përvojë që i unë i quaj rinia e korit, kanë energji dhe korrektësi, penetrim i zërave, është e jashtëzakonshme. Kam punuar shumë me kore, jo vetëm në Kosovë, por me këtë zemër, me këtë saktësi dhe energji nuk krahason as të rinj as kore të tjera. 2:25 unë po ndiej energji shumë të mira ndoshta duhet kohë për të thënë po ja dolëm”-theksoi ai.

Një nga zërat e rinj të qytetit tregon vështirësinë e të kënduarit në formën” acapella ”

“Është shumë e vështirë sepse ke vetëm intonimin me pianon me fillim e me pas duhet të këndosh gjithë kohën vet, ka raste ku bie nga intonimi, këndon me lart por për hir të dashamirësisë që kishim me njeri tjetrin, profesionalizmit të Trimorit çdo gjë shkoi mirë, e morëm ndjenjën e mire te publikut e kuptuam që çdo gjë eci mirë”- u shpreh Gloria Nure, këngëtare.

Koret janë traditë e Korçës ndaj e kjo ishte një arsye që publiku mirëpriti këtë koncert, thotë Zamira Kita.

“Koret acapella janë traditë në qytetin e Korçës por sigurisht mysafiri na bëri një çudi. Na shkundi fort dhe krijoi atmosferë të bukur. Tingulluan ndryshe serenatat, këngët patriotike, popullore, të gjitha. Sekonda 40 jemi në prag të ndërrimit të viteve, atmosferë festive, publiku e priti shumë mirë”- theksoi Zamira Kita.

Në mbyllje të koncertit pjesë e tij u bë dhe publiku duke kënduar bashkë me korin.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026