Koncesioni i portit të Durrësit, kompania fituese reagon për Euronews Albania duke mohuar akuzat e PD

7 Janar 2021 | 11:22

Kompania fituese e tenderit 5-vjeçar për menaxhimin dhe operimin e Terminalit të Kontejnerëve në portin e Durrësit, ‘Hili Company Limited’ iu përgjigj kërkesës për koment të Euronews Albania pas akuzave të ngritura nga PD një ditë më parë.

Kompania mohoi akuzat e ngritura nga PD si kompani e përfshirë në skandalin e Panama Papers.

“Mohojmë kategorikisht që ndonjë nga kompanitë tona ose pronarët përfitues të jenë të lidhur me “Panama Papers”,” thuhet në përgjigjen e mbërritur në redaksinë tonë.

Lidhur me akuzën e ish-deputetes demokrate Jorida Tabaku se kompania fituese ‘Hili Company Limited’ është si një kompani offshore të akuzuar për pastrim parash dhe se administratori i kësaj kompanie është hetuar në Maltë për pastrim parash, kompania e mohoi gjithashtu.

“Të gjitha kompanitë tona janë të regjistruara me pronarë përfitues të njohur dhe asnjë prej tyre nuk përmendet në to. Ne jemi të përfshirë në dy terminale madhore në Europë përmes kompanive filial të Hili Company,” tha kompania.

Kryeministri Rama ishte gjithashtu në qendër të akuzave të PD, se është përfshirë në “aferë korruptive 30 milionë euro në terminalin e Portit të Durrësit”.

Euronews Albania iu drejtua me kërkesë për koment ndaj akuzave të PD, zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama por nuk ka marrë ende një përgjigje. Një kërkesë për koment iu dërgua gjithashtu Autoritetit Portual Durrës.

Sipas të dhënave të disponueshme në faqen online të Agjencisë së Prokurimit Publik, në garë për tenderin me vlerë 3.1 miliardë lekë kanë qenë dy kompani, Hili Company Limited dhe HHLA International Gmbh (e cila nuk ka paraqitur ofertë në fazën e dytë).

Autoriteti kontraktues e ka justifikuar shpalljen fituese të kompanisë Hili me arsyetimin e ofertës më të favorshme ekonomike. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026