Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i kalon vendeve anëtare

1 Korrik 2020 | 17:23

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi dorëzimin sot pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet. 

“E sotmja shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke përmbushur angazhimin tonë, ne ofrojmë një kuadër konkret për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Propozimi ynë ndërtohet mbi metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që prezantuam në Shkurt për ta bërë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, deklaroi Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi. 

Tashmë i takon 27 vendeve antëtare të nisin punën për pasurimin e propozimit të Komisionit me qëndrimet e vendeve të ndryshme, para se Këshilli të miratojë kuadrin negociues dhe të vendosë për një datë për çeljen zyrtare të negociatave.

Kuadri negociues përcakton parimet dhe udhëzimet për negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Ato përbëhen nga parimet që udhëheqin negociatat për anëtarësim, nga substanca e negociatave dhe nga procedura e tyre. Qëllimi përfundimtar i këtij procesi është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të miratojnë dhe garantojnë zbatimin e plotë të gjithë legjislacionit të BE-së.

Edhe Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në Twitter duke u shprehur se tashmë “është thelbësore që qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse t’i përqendrojnë veprimet e tyre për të adresuar kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

Vendimi është përshëndetur edhe nga Tonino Picula, i cili ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë lajm të rëndësishëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026