Konflikti, armenët denoncojnë sulmet e dyfishta nga azerët dhe turqit
Organe mediatike armene publikuan të premten pamje që tregonin pasojat e bombardimeve në Stepankert, kryeqyteti i rajonit Nagorno-Karabak.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme armene deklaroi se vendi po përballet me një agresion të dyfishtë që vjen si nga Azerbajxhani, ashtu edhe nga Turqia.
“Aksionet e përbashkëta agresive të Azerbajxhanit dhe Turqisë dhe përdorimi i terroristëve të huaj kanë minuar sigurinë dhe paqen rajonale, duke rritur ndjeshëm rrezikun për një lufte të vërtetë. Ky agresion ndaj rajonit Nagorno-Karabak duhet të marrë fund”, deklaroi zëdhënësja Anna Naghdalyan.
Zëdhënësja ka shtuar se Armenia mbetet e angazhuar për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe e gatshme për t’u përfshirë në përpjekjet e Grupit të Minskut të OSBE-së për të rivendosur paqen në rajon.
Por nga ana tjetër, pala azere ka deklaruar se, nëse Armenia dëshiron që të marrë fund përshkallëzimi i situatës, atëherë ajo duhet t’i japë fund pushtimit të saj.
Konflikti mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene vazhdoi për ditën e gjashtë rresht, në atë që konsiderohet si përplasja më e rëndë që prej viteve ’90, me secilën palë që pretendon se i ka shkaktuar dëme tjetrës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta