Konflikti Armeni-Azerbajxhan, disa dhjetëra të vrarë

28 Shtator 2020 | 19:49

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit u përshkallëzuan ndjeshëm ditën e hënë, kryesisht brenda dhe përreth territorit malor Nagorno-Karabakh dhe të paktën disa dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë.

Forcat e armatosura të dy ish-fqinjëve të Bashkimit Sovjetik sulmuan njëra-tjetrën me raketa dhe artiljeri, në atë që konsiderohet si shpërthimi më i ashpër i një konflikti që zgjat prej disa dekadash. 

Çdo lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën mund të tërheqë në lojë fuqitë rajonale si Rusia dhe Turqia. Moska ka një aleancë ushtarake me Armeninë, ndërsa Ankaraja mbështet minoritetin etnik turk në Azerbajxhan.

Duke reaguar, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga tokat azere që ka pushtuar, në mënyrë që t’i japë fund krizës.

“Rajoni do të shohë sërish paqe vetëm pasi Armenia të tërhiqet menjëherë nga tokat azere që ka pushtuar. Çdo propozim tjetër i imponuar jo vetëm do të jetë i padrejtë dhe ilegjitim, por do të përbëjë një përkëdhelje për Armeninë”, tha Erdogan.

Armenia me shumicë të krishterë dhe Azerbajxhani kryesisht mysliman u përleshën për herë të parë në fillim të viteve ’80 për kontrollin e rajonit Nagorno-Karabakh, një territor i ndodhur brenda kufijve të Azerbajxhanit por i populluar kryesisht nga minoriteti etnik armen.

Luftimet kanë ringjallur shqetësimet mbi stabilitetin e Kaukazit jugor, një korridor për tubacionet që çojnë naftën dhe gazin në tregjet botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026