Konfuzion dhe skepticizëm në Londër pas rregullave të reja anti-COVID

4 Tetor 2020 | 08:58

Masat e reja që janë prezantuar në Mbretërinë e Bashkuar për të frenuar përhapjen e COVID-19 kanë shkaktuar një situatë kaotike në sektorin e transportit publik të Londrës.

Për shumë londinezë që zgjodhën të dalin nga qyteti gjatë fundjavës, masat e reja, si për shembull qëndrimi me jo më shumë se gjashtë veta apo kufizimi i orareve të bareve e restoranteve, nuk duket sikur po funksionojnë.

“Mendoj se në teori është ide e mirë, por tani për tani është një rrëmujë e madhe. Uber është më i shtrenjtë këto kohë dhe në metro është e pamundur të hipësh”, thotë për Euronews Georgiana Atkinson Reid.

Ndërsa miqtë e saj mendojnë se duhet të hiqen të gjitha kufizimet.

“Për mendimin tim duhet t’i heqin të gjitha kufizimet. Nëse je person në moshë apo i rrezikuar, atëherë duhet të mbrohesh. Por nëse je i ri duhet të vazhdosh me jetën. Mu desh të ikja nga Londra sepse nuk ka më punë në industrinë ku unë punoj – duhet të rikthejmë funksionimin e ekonomisë”, tha ajo.

Sipas Gianluca Barbagallo, pronar i një bari në Soho, masat e reja nuk kanë ndikuar shumë në sjelljen e njerëzve.

“Mendoj se është qesharake sepse nuk do të sjellë ndonjë ndryshim. Në vend që të mbyllim lokalin në 12 po e mbyllim në 10. Nuk bën ndonjë ndryshim të madh. Tavolina me më shumë persona që kishim përpara ishte rreth 8 persona, tani është 6. Çfarë diference do sjellë kjo?”

Kufizimet e reja u vendosën pas shtimit të rasteve të reja, mesatarisht rreth 7 mijë në ditë në katër ditët e fundit.

Vendi është ndër më të prekurit në Europë me më shumë se 467 mijë raste dhe 42.268 viktima.

 

Lexoni gjithashtu:

Mjekët grekë vrapojnë 2 km për të hedhur poshtë mitin e maskës kundër COVID-19

Covid-19 zbeh festimet e 30-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë

2 milionë raste të reja me COVID-19 çdo javë, apeli i radhës i OBSH: Krerët e shteteve të veprojnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026