Konservatorët shpallin fitoren në zgjedhjet rajonale të Madridit
Qytetarët e Madridit kanë votuar në masë për rizgjedhjen e asamblesë së tyre rajonale duke dhënë shumicën e votave për Partinë Popullore.
Me 99.9 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore (PP) ka siguruar 65 mandate nga 136 që janë në asamblenë rajonale, një shifër dyfish më e lartë në krahasim me zgjedhjet e shkuara rajonale, megjithëse nuk kanë arritur shumicën prej 69 mandatesh.
Ndërkohë, Partia Socialiste e Punës (PSOE), e cila është në krye të qeverisë kombëtare, ka marrë vetëm 16.85 për qind të votave, thënë ndryshe 24 mandate në parlament.
Slogani kryesor i presidentes e PP, Isabel Diaz Ayuso ishte “Liri”, duke promovuar masa më të lehta anti-COVID dhe kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga socialisti Pedro Sanchez, veçanërisht për mënyrën sesi ka menaxhuar pandeminë.
Në një fjalim gjatë së martës, ajo tha se rezultati vërteton drejtimin e saj për mbajtjen hapur të bareve, restoranteve si dhe bizneseve të tjera për të mbajtur ekonominë në lëvizje.
“Ju premtojmë dy vite të tjera me qeverisje të lirë, ulje taksash dhe mbrojtjen e arsimimit publik, privat e special. Që do të përkujdesemi tek sistemi shëndetësor dhe të gjitha gjërat e shkëlqyera që kemi ndërtuar në mesin tonë”, u shpreh Ayuso.
Pavarësisht një vale të re infektimesh, madrilenët i janë drejtuar në masë qendrave të votimit më një pjesëmarrje në zgjedhje mbi 69 për qind nga 5 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Madrid që prej fillimit të pandemisë. Kryeqyteti spanjoll ka regjistruar shifrat më të larta të vdekshmërisë në mbarë vendin, me 15 mijë viktima nga totali prej 78 mijë vdekjesh në Spanjë.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta