Kontrolle anti-terror në Austri, policia bastis banesat dhe qelitë e 72 personave

13 Shtator 2024 | 16:06

Forcat austriake të sigurisë kanë kryer një seri kontrollesh ndaj personave të dyshuar si ekstremistë islamikë, ditën e përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Bastisjet u zhvilluan në mbarë vendin pasi aktet terroriste të vitit 2001 përbëjnë një simbolikë frymëzuese për ekstremistët.

Në kuadër të operacioneve u kryen kontrolle edhe në burgje dhe u sekuestruan pajisje digjitale si telefona, për të kërkuar prova për propagandën ekstremiste.

“U morën masa ndaj 72 personave, shumica e të cilëve, 52, ndodhen në burg. Këto masa janë të rëndësishme dhe të vazhdueshme pasi ne, gjyqësori dhe institucionet e tjera hetimore kemi konstatuar në disa raste se disa persona së fundmi janë radikalizuar në ambientet e burgut”, deklaroi Gerhard Karner, ministër i Brendshëm i Austrisë.

Bastisjet erdhën një muaj pasi autoritetet shmangën një komplot për të sulmuar fansat në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, event që u anulua.

Zyrtarët austriakë deklaruan se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar, frymëzohej nga ideologjia e Shtetit Islamik dhe synonte të vriste mijëra njerëz.

Ai kishte postuar në internet një betim për besnikëri ndaj liderit aktual të grupit terrorist. Gjithashtu, autoritetet thanë se kishin gjetur materiale mbi ISIS dhe Al Kaedën në banesën e një të dyshuari të dytë, vetëm 17 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026