Koreja e Jugut shënon rekord infektimesh me COVID

Koreja e Jugut, Credits CDNUPLOADS.AA
6 Shkurt 2022 | 18:31

38,691 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan brenda 24 orëve të fundit në Korenë e Jugut, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Infektimet kanë ardhur për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Në Korenë e Jugut janë aktualisht mbi 1 milion raste aktive me virusin.

Rasti i parë me COVID në Korenë e Jugut u konfirmua në janar të vitit 2020, duke u bërë vendi i parë me numër të lartë infektimesh pas Kinës.

Deri më tani, virusi në Korenë e Jugut u mbajt nën kontroll falë strategjisë së rreptë të shtetit, strategji që përfshiu gjurmim të rasteve, vendosjen e maskës në ambiente të jashtme dhe të brendshme si edhe karantinë.

Por përhapja e Omicron bëri që infektimet të përhapen me shpejtësi. Rastet ditore janë gati pesë herë më të larta se dy javë më parë.

Por, me gjithë përhapjen, virusi nuk është bërë më agresiv në Korenë e Jugut, gjë që i atribuohet vaksinimit masiv sipas autoriteteve vendase.

Numri i vdekjeve ka mbetur i ulët, ku krahas 38,691 rasteve të reja pati 15 të vdekur nga virusi të shtunën, sipas Agjencisë Koreane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Koreja e Jugut deri tani ka raportuar 1,009,688 infektime COVID-19, dhe 6,873 vdekje.

Gati 86% e popullsisë 52 milionëshe të vendit është plotësisht e vaksinuar, me më shumë se 54.5% që kanë marrë doza përforcuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026