Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike gjatë mbrëmjes së sotme.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se të dy raketat arritën një lartësi prej 100 kilometrash dhe mbuluan një distancë prej 350 kilometrash.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, duke cituar forcat e armatosura të Koresë së Jugut si burim, këto ishin raketa me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga zona e Munchon.
Kjo ishte hera e shtatë në dy javët e fundit që Koreja e Veriut ka kryer teste raketore.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se raketat ranë në det. Sipas rojes bregdetare, asnjë anije japoneze që lundronte në zonë nuk raportoi se kishte probleme.
Toshiro Ino tha se autoritetet japoneze po hetojnë për të përcaktuar se çfarë lloj raketash ishin dhe po shqyrtojnë mundësinë që ato të ishin raketa të lëshuara nga nëndetëse.
Të martën, e javës së kaluar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi mbi Japoni, hera e parë në pesë vjet. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të gjejnë strehim të sigurt. Ai pasoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Koree Jugore, të cilat përfunduan sot dhe u paraprinë nga stërvitjet me Japoninë në fillim të kësaj jave.
Koreja e Veriut justifikoi testet e raketave duke përmendur “kërcënimin ushtarak” të SHBA.
Ino tha sonte se Tokio nuk mund të tolerojë lëshimet e vazhdueshme të raketave nga Pheniani, raportojnë mediat e huaja.
Kjo ishte hera e shtatë në dy javët e fundit që Koreja e Veriut ka kryer teste raketore.
Raketat ranë në det, jashtë EEZ të Japonisë. Sipas rojes bregdetare, asnjë anije japoneze që lundronte në zonë nuk raportoi se kishte probleme.
Toshiro Ino tha se autoritetet japoneze po hetojnë për të përcaktuar se çfarë lloj raketash ishin dhe po shqyrtojnë mundësinë që ato të ishin raketa të lëshuara nga nëndetëse.
Të martën, një raketë balistike me rreze të mesme veprimi fluturoi mbi Japoni, hera e parë në pesë vjet. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të gjejnë strehim të sigurt. Ai pasoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Koree Jugore, të cilat përfunduan sot dhe u paraprinë nga stërvitjet me Japoninë në fillim të kësaj jave.
Koreja e Veriut justifikoi testet e raketave duke përmendur “kërcënimin ushtarak” të SHBA.
Ino tha sonte se Tokio nuk mund të tolerojë lëshimet e vazhdueshme të raketave nga Pheniani.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta