Koreja e Veriut lëshon raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi

14 Tetor 2022 | 22:20

Zyrtarët koreano-jugorë dhe japonezë thanë se një raketë u lëshua dhe ra në det, në bregun lindor të Koresë së Veriut.

Kang Ho-pil, një zyrtar i lartë, tha se ushtria e vendit ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Korenë e Veriut duke i kërkuar të ndalë të tilla prova provokuese.

Sipas zyrtarëve koreano-jugorë, Koreja e Veriut qëlloi 170 predha dhe gëzhojat ranë brenda zonave asnjanëse, të përcaktuara sipas marrëveshjes së vitit 2018 që synonte të ulte tensionet në Gadishullin Korean, shkruan KosovaPress.

Hirokazu Matsuno, kryesekretar i kabinetit qeveritar të Japonisë, tha se lëshimi i raketës dhe fluturimi i avionëve luftarakë pranë kufirit me Korenë e Jugut ka përshkallëzuar më tej tensionin e shkaktuar pas provave të fundit të armëve nga Koreja e Veriut. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut dënoi Phenianin për përshkallëzimin e tensioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026