Koreja e Veriut shkel rregullat, teston raketën e fuqishme

30 Janar 2022 | 10:51

Koreja e Veriut lëshoi të dielën raketën më të fuqishme që ka testuar që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, ku shkeli kufizimet për armatimet me rreze.

Ushtria japoneze dhe ajo koreano-jugore deklaruan se raketa ishte qëlluar në një trajektore vertikale për të shmangur ndërhyrjen në hapësirat ajrore të vendeve fqinje.

Ajo arriti një lartësi prej 2 mijë kilometrash dhe udhëtoi 800 kilometra të tjerë përpara se të binte në det.

“Aktivitete të caktuara të Koresë së Veriut, përfshirë testimin e vazhdueshëm të raketave balistike, përbëjnë kërcënim për vendin tonë, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar. Testimi i këtyre raketave shkel rregullat e Këshillit të Sigurimit dhe OKB-së dhe ne i dënojmë fuqishëm”, tha Hirokazu Matsuno, sekretar i kabinetit qeverisës në Japoni.

Testimi vjen pak pasi lideri koreano-verior Kim Jong Un kryesoi një mbledhje të partisë më 20 janar, ku anëtarët e vjetër të saj kërcënuan me heqjen e moratoriumit, përballë atyre që i cilësuan si akte armiqësore nga Shtetet e Bashkuara.

Në prill të 2018-s, Kim shpalli një pezullim të testeve bërthamore dhe të raketave balistike ndërkontinentale, teksa u përpoq të ndiqte rrugën e diplomacisë me presidentin e atëhershëm amerikan Donald Trump, me qëllim lehtësimin e sanksioneve ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026