Koretë shkëpusin lidhjet, Veriu rrit retorikën ndaj Jugut

9 Qershor 2020 | 09:50

Korea e Veriut ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me atë të Jugut, përfshirë atë që lidh liderët e dy vendeve.

Paralajmërimi ka ardhur teksa lideri i Veriut, Kim Jong Un ka përshkallëzuar presionin ndaj Seulit për dështimin në ndaljen e aktivistëve që shpërndajnë fletëpalosje në kufi.

Peniani deklaroi se ky ishte i pari i një seri hapash ndaj Jugut, duke e cilësuar fqinjin një “armik”.

Telefonatat ditore, që bëheshin përmes një zyre kontakti të vendosur në qytetin kufitar të Veriut, Kaesong, do të pushojnë duke filluar nga e marta.

Dy shtetet i ngritën zyrat për të reduktuar tensionet pas bisedimeve të vitit 2018.

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në luftë për shkak se mes tyre nuk është arritur një marrëveshje paqeje kur lufta koreane përfundoi në vitin 1953.

Në muajt e fundit, Peniani ka pezulluar bashkëpunimin me Korenë e Jugut, ndërsa negociatat për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të bllokuara.

Një nga pikat kyçe që ka çuar në bllokimin e marrëdhënieve diplomatike me Shteteve të Bashkuara është bërë refuzimi i Uashingtonit për të hequr disa nga sanksionet e vendosura për kufizimin e kapaciteteve bërthamore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026