Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
Skandali i korrupsionit në Ukrainë që përfshin zyrtarë të lartë në rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky është vetëm maja e ajsbergut, pasi ndërsa hetimet nga Autoritetet Kundër Korrupsionit përparojnë, fytyra të reja po hyjnë në skenë.
Dhe jo rastësisht. Ata i përkasin rrethit të ngushtë familjar të Presidentit ukrainas. Raportet nga Ukraina, të cituara nga rrjete të pavarura, pohojnë se kohët e fundit hetuesit e shërbimit antikorrupsion shqyrtuan depozita prej 11 milionë dollarësh të lidhura me prindërit e Presidentit Zelensky dhe që dyshohet se janë depozituar në llogarinë e tyre në vitin 2025.
Në fakt, si pjesë e hetimit, do të kryhej një bastisje në banesën e tyre, por ajo u ndërpre pas ndërhyrjes së zyrës së tij.
Megjithatë, siç raporton Europa Today, bastisja e Byrosë Kundër Korrupsionit të NABU-së u zhvillua më 30 qershor dhe prindërit e Presidentit ukrainas, Oleksandr Zelensky dhe Rima Zelenska, fillimisht u ndaluan dhe më pas u liruan.
Gjatë marrjes në pyetje, lidhur me origjinën e parave dhe thanë se ishin “dhurata”.
Sipas medias, pothuajse menjëherë pati një telefonatë me komandantin e NABU-së nga kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Kirill Budanov, dhe çështja u diskutua në detaje.
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët