Kosova dhe Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore
Dita e shtunë është heshtje zgjedhore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të dielën, qytetarët do të votojnë në zgjedhjet lokale për kryetarët e rinj të komunave.
1.885.448 persona kanë të drejtën e votës në Kosovë, ndërsa 41,012 të rinjë do të votojnë për herë të parë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për shpërndarjen e materialeve kryesore zgjedhore në 38 komuna, e shoqëruar gjithashtu nga Policia e Kosovës.
1.824.864 persona në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e votës
Gjatë ditës së sotme në RMV do të votojnë 1899 të burgosur, 351 persona në shtëpitë e pleqve dhe 6 të shpërngulur të brendshëm. Po ashtu pritet të votojnë edhe 7.921 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 476 persona në izolim ose persona që janë diagnostikuar me Covid-19.
Maqedonia e Veriut zhvillon këtë të dielë raundin e parë të zgjehdjeve vendore. Në të do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit.
Në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë. Që të shpallët fitues një kandidat duhet të fitojë 50% të votave.
Nëse asnjë prej tyre nuk e kap këtë shifër, kalohet në votimet e raundit të dytë për atë komunë ku garojnë vetëm 2 kandidatët me numrin më të madh të votave. Raundi i dytë do të mbahet në 31 tetor.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran