Kostoja për Rusinë e lartë nëse sulmon Ukrainën, thotë Macron
Emmanuel Macron ka thënë se ekziston një unitet shumë i fortë midis Francës dhe Gjermanisë në përpjekje për të zbutur tensionet mbi krizën e sigurisë Rusi-Ukrainë.
Macron nënvizoi se në rast të një sulmi, përgjigja do të jetë aty dhe kostoja për Rusinë do të jetë shumë e lartë.
Këtë deklaratë presidenti e bëri në një konferencë të përbashkët shtypi në Gjermani me kancelarin Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në vend që nga zgjedhjet e vitit të kaluar.
“Ne po përgatisim njëkohësisht reagimin dhe përgjigjen e përbashkët në rast të një sulmi”, theksoi ai, duke pohuar se Perëndimi ishte plotësisht i bashkuar dhe duke përsëritur thirrjen e tij të përbashkët për një depërshkallëzim të tensioneve.
Macron konfirmoi se do të flasë me telefon me presidentin rus Vladimir Putin të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta