Kremlini i pashpresë për arritjen e një paqeje me Kievin

30 Mars 2022 | 15:40

Situata vijon të mbetet e tensionuar në Ukrainë. Gjatë natës forcat ruse kanë kryer sulme në qytetin e Chernihiv. Autoritetet në Kremlin nuk kanë shumë shpresë se do të ketë përparime në bisedimet me Ukrainën.

Zhvillimet më të fundit: 

  • Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë çdo shpresë për një përparim në vazhdimin e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai u tha gazetarëve se Rusia nuk ka vënë re “asgjë vërtet premtuese”.
  • Guvernatori ukrainas në Donetsk thotë se ka pasur granatime ruse përgjatë të gjitha qyteteve dhe qytezave në vijën e frontit që ndan të dy palët.
  • Pavarësisht premtimit të Rusisë për të ulur në mënyrë drastike operacionet luftarake ushtarake, guvernatori rajonal i Chernihiv pretendon se forcat ruse kryen sulme në qytet gjatë gjithë natës.
  • Më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.
  • 2,700 viza janë lëshuar për refugjatët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme

Irani tha të hënën se aktualisht nuk është i angazhuar në negociata me SHBA-në dhe se çdo bisedë e ardhshme do të varet nga ndryshimi...
14:12 | 27/07/2026

Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë

Belgjika regjistroi shkallën më të lartë të vdekshmërisë së tepërt në Evropë gjatë valës së të nxehtit në fund të qershorit, raportoi të hënën e...
14:06 | 27/07/2026

BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë

Bashkimi Evropian ka dërguar avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të dy vendet, duke detyruar më...
13:58 | 27/07/2026