Kreu i grupit opozitar afgan kërkon të negociojë me talebanët
Kreu i grupit opozitar afgan që i reziston forcave talebane në luginën Panjshir në veri të Kabulit, tha të dielën se ai mirëpret propozimet e studiuesve fetarë për një zgjidhje të negociuar dhe për t’i dhënë fund luftimeve.
Ahmad Massoud, kreu i Frontit Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit (NRFA) u shpreh në një postim në rrjetet socale: “NRF në parim bie dakord të zgjidhë problemet aktuale dhe t’i japë fund menjëherë luftimeve dhe të vazhdojë negociatat”.
“Për të arritur një paqe të qëndrueshme, NRF është gati të ndalojë luftimet me kusht që talebanët gjithashtu të ndalojnë sulmet dhe lëvizjet e tyre ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, tha ai, duke iu referuar një rrethi në provincën fqinje të Baghlan.
Talebanët islamikë morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht, pasi qeveria e mbështetur nga Perëndimi u rrëzua dhe Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.
Më herët, mediat afgane raportuan se studiuesit fetarë i kishin bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në Panjshir.
Por, nuk pati asnjë përgjigje nga ana e talebanëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta