Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny kthehet në Moskë pas helmimit me agjent nervor

17 Janar 2021 | 17:15

Të dielën politikani opozitar dhe gazetari investigativ, Aleksei Navalni pritet të mbërrijë në Moskë, pasi ai qëndroi për disa muaj në Berlin për t’u rikuperuar pas sulmit me helmin e grupit Noviçok.

Navalny bëri të ditur vendimin e tij për tu rikthyer në Rusi të mërkurën, një ditë pasi shërbimet e burgjeve në Rusi kishin deklaruar se do të bënin gjithçka që ta arrestonin, duke e akuzuar mbi shkeljen e dënimit me kusht të vendosur nga gjykata në vitin 2014-të.

Dyzetekatërvjeçari, i cili mori avionin në Berlin në minutat e fundit para nisjes, për të evituar grumbullimet e gazetarëve deklaroi se ishte i lumtur që po kthehej në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten, Julia Navalny.

“Dëshiroj të falënderoj Gjermaninë dhe dëshiroj t’iu falënderoj edhe ju të gjithëve. Shpresoj që fluturimi të shkojë mire. Jam i sigurt që çdo gjë do shkojë për së mbari. Sot jam shumë, shumë i lumtur. Mendoj se nuk do të më arrestojnë kur të mbërrij në Moskë. Kjo është e pamundur pasi unë jam një njeri i pafajshëm,” – tha Navalny.

Navalny, i cili shpreson në një sukses të mundshëm në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, do të përballet me çështjet kriminale të ngritura ndaj tij, të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026