Krijohet për herë të parë plastika që tretet në mënyrë biologjike

29 Prill 2021 | 20:01

Shkencëtarët në Universitetin e Berkeley në SH.B.A., kanë zbuluar një teknikë të re për ta bërë plastikën plotësisht të tretshme në mënyrë biologjike.

Lloji i plastikes që shpërbëhet në mënyrë biologjike, supozohet të tretet në ujë, në dioksid karboni ose në kontakt me materiale të tjera organike (fruta dhe perime) të cilat mund të ndodhen brenda koshit të plehrave. Mirëpo deri më sot, akoma edhe plastika e llojit të tillë merr aq kohë sa plastika e zakonshme për t’u shpërbërë, ose duhet të dërgohet  në një qendër industriale kompostimi për t’u ricikluar nën temperatura të larta.

Studimi i shkencëtarëve të Universitetit Berkeley pretendon të ketë krijuar një plastikë të re që mund të tretet deri në 98% së bashku në plehrat e tjera brenda pak ditësh, thjesht duke shtuar ujë, ose duke shtuar nivelin e temperaturës gjatë tretjes.

Ky studim është rezultat i një hulumtimi 10- vjeçar nga 14 anëtarë të universitetit kalifornian. Titulli i tij i plotë nuk është i lehtë për t’u konceptuar nga të gjithë, përveç nëse jeni vetë shkencëtar: ‘Depolimerizimi thuajse i plotë i poliestrave me enzimat nano-të shpërndara’.

Mirëpo profesiori Ting Xu, i cili kontribuoi në hulumtim e shpjegon më thjesht këtë koncept. Ai sqaron se si ky material i ri përbëhet nga enzima që ndërtimin e brendshëm e kanë të ngjashëm me sistemin e tretjes së njeriut.

Enzimat bashkëveprojnë me polimerët sintetikë (një klasë kjo e përgjithshme e plastikës) në një proces tretjeje, duke i kthyer ato në molekula të vogla jo-toksike, nanoskopike për syrin dhe të padëmshme për mjedisin.

“Ne patëm sukses në shpërbërjen e poliestrave në molekula të vogla, që në thelb janë ushqim për mikrobet dhe që ruajnë njëtrajtshmëri në mjedis”, tha Ting Xu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026