Kriza e pandemisë prek Vatikanin, nga 1 prilli ulen rrogat e kardinalëve dhe zyrtarëve të lartë
Papa Françesku urdhëroi këtë të mërkurë që të gjithë kardinalëve në Vatikan t’u reduktohet me 10% paga mujore në mënyrë që të shpëtojnë vendin e punës për shumë punonjës të tjerë, teksa kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur edhe selinë e shenjtë, duke ulur ndjeshëm të ardhurat.
Në dekretin e firmosur nga vetë kreu i Vatikanit, propozohet që nga data 1 prill të hyjnë në fuqi reduktimet e pagave të kardinalëve dhe zyrtarëve të lartë, por pa u prekur pagat e punonjësve të thjeshtë.
Kardinalët që punojnë në Vatikan dhe jetojnë atje ose në Romë, besohet se kanë një rrogë mesatare prej 4000-5000 euro në muaj, shumë prej tyre banojnë në apartamente luksoze ku qiraja është më e lartë se vetë rroga e tyre mujore.
Selia e Shenjtë e Vatikanit, ka përdorur 40 milionë euro për të dytin vit radhazi nga rezerva shtetërore teksa Pandemia e COVID-19 ka reduktuar ndjeshëm të ardhurat e Kryeqendrës Katolike Botërore.
Këtë vit Vatikani parashikon një deficit prej 50 milionë eurosh, teksa pandemia ka detyruar muzetë e Vatikanit, një burim tradicional i të ardhurave që të qëndrojnë të mbyllur për 15 muaj.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta