Kriza e refugjatëve, rreth 90 milionë njerëz të zhvendosur me forcë në botë
Kriza e refugjatëve e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka rikthyer vëmendjen në vështirësitë me të cilat hasen njerëzit që detyrohen të zhvendosen nga vendi i tyre.
Miliona njerëz janë larguar nga lufta në Ukrainë, duke shtuar shifrat e fundit vjetore të publikuara nga OKB-ja. Në total, rreth 89.3 milionë njerëz konsiderohen të zhvendosur me forcë në të gjithë planetin.
Pas vitesh stabiliteti relativ, shifra është rritur madje në dekadën e fundit është dyfishuar.
Zyrtarisht në vitin 2021 numri i azilkërkuesve i kaloi katër milionë e gjysmë. Gjermania ishte vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil.
Turqia pret më shumë njerëz të zhvendosur me forcë se çdo vend tjetër, me më shumë se 3.8 milionë.
Në të gjithë botën vetëm katër vende kanë pranuar pothuajse një të tretën e të gjithë refugjatëve. Lufta dhe persekutimi mbeten shkaku kryesor i shpërnguljeve.
Deri në pushtimin e Ukrainës, i cili nuk është përfshirë në këtë raport të fundit, konflikti i qëndrueshëm sirian ishte burimi kryesor i largimit nga luftimet.
Rreth dy të tretat e të gjithë refugjatëve vinin nga Siria, Afganistani, Sudani Jugut dhe Mianmari.
Raporti gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë situatës në Venezuelë, të cilën UNHCR e kategorizon si “kriza e dytë më e madhe e zhvendosjes së jashtme në botë”, me rreth 6 milionë refugjatë dhe migrantë nga Venezuela.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet