Kriza në Britani: Dorëheqje e re në stafin e Starmer
Drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, Tim Allan, dha dorëheqjen, të hënën, një ditë pasi ndihmësi kryesor i Starmer, Morgan McSweeney, dha dorëheqjen për shkak të rolit të tij në mbështetjen e Peter Mandelson, pavarësisht lidhjeve të njohura të këtij të fundit me Jeffrey Epstein.
Dorëheqja e dy figurave të larta në një periudhë kaq të shkurtër kohore vjen në një kohë kur Starmer përpiqet t’i japë fund krizës në të cilën është zhytur qeveria e tij, për shkak të emërimit të Mandelson si ambasador i SHBA-së.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar formimin e një ekipi të ri në Downing Street. I uroj Kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, tha Alan në një deklaratë.
Alani shërbeu si këshilltar i Tony Blair nga viti 1992 deri në vitin 1998 dhe më pas themeloi dhe drejtoi, në vitin 2001, një nga agjencitë kryesore të marrëdhënieve me publikun në vend. Në shtator 2025, ai u emërua drejtor ekzekutiv i komunikimit në Downing Street.
Menjëherë pas dorëheqjes së Alanit, Starmer iu drejtua stafit të Downing Street dhe dërgoi një “sinjal” për të provuar të kthente faqen.
Ai theksoi “se politika duhet të jetë një forcë për të mirën”, ndërsa nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të rrugës përpara .
“Ne duhet të provojmë se politika mund të jetë një forcë për të mirën. Unë besoj se mundet. Unë besoj se është. Ne ecim përpara që nga këtu. Ne ecim përpara me besim ndërsa vazhdojmë të ndryshojmë vendin”, tha Starmer.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit