Kriza politike në Itali, orët vendimtare për kryeministrin Conte, sot përballet me Dhomën e Ulët

18 Janar 2021 | 10:36

Një javë vendimtare nis për qeverinë dhe për fatin e vetë kryeministrit italian Giuseppe Conte.

Pas largimit nga koalicioni i dy ministrave të partisë “Viva Italia” të Matto Renzi, Conte përballet sot me Dhomën e Ulët dhe nesër me Senatin ku do të duhet të kërkojë besimin e ligjvënësve për të  vijuar qeverisjen.

Skenarët e mundshëm, përveç një mazhorancë absolute të arritur në minutën e fundit, janë dorëheqja e kryeministrit aktual.

Së dyti Presidenti i Republikës  Mattarella mund të hapë konsultime me grupet kryesore parlamentare, për formimin e një ekzekutivi të ri, të kryesuar nga një kryeministër tjetër.

Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia e një qeverie të re të unitetit kombëtar ose teknik.

Emri i Mario Draghi, ish-numri një i Bankës Qendrore Evropiane, cilësohet kandidati  më i përshtatshmi për të marrë drejtimin e qeverisë.

Pajtimi mes Renzit dhe Conte deri në këto momente duket i pamundur.

Skenari i fundit, ai që është më i frikshmi në mes të një krize shëndetësore, por që opozita e mbështet, është mbajtja e zgjedhjeve në qershor.

Lexoni gjithashtu:

Renzi tërhiqet nga koalicioni, qeveria italiane në krizë

Qeveria italiane në krizë, gazetari Arbër Agalliu: Vështirë që të mbahen zgjedhje të parakohshme

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026