Kriza politike në Rumani, Ciuca heq dorë nga detyra për të formuar një qeveri të re
Nicolae Ciuca, i cili pritej të merrte detyrën e kryeministrit të Rumanisë, ka hequr dorë zyrtarisht nga mandati për të formuar një qeveri të re.
Ciuca nga Partia Kombëtare Liberale ishte caktuar nga presidenti të formonte kabinetin qeverisës, por ishte bërë e qartë se ai duhej të siguronte mbështetje të mjaftueshme parlamentare.
“Shpresova se me hapat që kam bërë të kisha sukses në gjetjen e një zgjidhjeje politike, që një qeveri e pakicës të kalojë në parlament. Por ne pamë vendimin e dy partive politike që njoftuan se nuk do ta votojnë këtë qeveri”, tha Nicolae Ciuca, i nominuar për kryeministër
Tërheqja e Ciuca-s zgjat krizën politike disamujore të Rumanisë, ndërsa vendi përballet me një rritje të rasteve dhe vdekjeve me COVID, çka po rëndon dhe po shton presion mbi sistemin shëndetësor.
Kriza politike filloi në shtator, kur ish-qeveria liberale e kryeministrit Florin Citu u rrëzua me një votë mosbesimi.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta