Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash (VIDEO)
Presidenti bolivian Rodrigo Paz shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas javësh protestash antiqeveritare dhe bllokadash rrugore që janë intensifikuar në një krizë më të gjerë politike, raportuan mediat të shtunën.
Protestat, të mbështetura nga sindikatat e punëtorëve dhe fermerët, kanë kërkuar dorëheqjen e Paz për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe presionit ekonomik, sipas CNN.
Bllokadat kanë shkaktuar mungesa të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore në disa pjesë të vendit dhe kanë ndërprerë aktivitetin ekonomik gjatë 50 ditëve të fundit, thuhet në raport.
Në një fjalim, Paz tha se kishte urdhëruar zbatimin e një gjendjeje të jashtëzakonshme për të rivendosur aksesin në rrugët e vendit.
“Bolivianët nuk mund të vazhdojnë të jenë pengje të bllokadave që u pengojnë të punojnë, të studiojnë, të marrin kujdes mjekësor, të furnizohen me ushqim dhe të sjellin mjetet e jetesës në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Sipas raportit, deklarata hap rrugën për vendosjen e ushtrisë për të rivendosur rendin në të gjithë vendin.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë