Kroacia mban zgjedhje të parakohshme, COVID në ‘lojë’

5 Korrik 2020 | 07:12

Kroacia do të mbajë këtë të diel zgjedhje të parakohshme parlamentare, që priten të varen shumë nga ndikimi i pandemisë.

Sondazhet tregojnë për një  garë të fortë mes dy partive kryesore, Unionit Demokratik Kroat dhe Partisë Social Demokratike, por është e paqartë se cila prej tyre do të jetë në gjendje të formojë koalicion me shumicën e Parlamentit me 151 vende.

Ekspertët thonë se, zgjedhjet u afruan pasi partia në pushtet mendon se mund të përfitojë nga mbajtja nën kontroll e pandemisë. Kroacia ka pasur më pak se 3 mijë raste dhe 110 të vdekur.

Por ditët e fundit rastet janë në rritje ndërsa ekonomia ka shënuar një rënie të shpejtë, gjë e cila mund të ndikojë në rezultatin e mazhorancës aktuale.

Unioni Demokratik Kroat drejton qeverinë, ndërsa Partisë Social Demokratike fitoi zgjedhjet presidenciale në janar, duke krijuar njëlloj balance mes dy partive.

Vendi ka një sistem partia me dy garues, që është prezentë që prej zgjedhjeve të  vitit 1990, por partitë e reja nga ekstremi i majtë dhe i djathtë po fitojnë terren.

Një partie e re e ekstremit të djathtë, e themeluar nga këngëtari, Miroslav Skoro mund të dalë parti e tretë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026