Kroacia regjistron ditën më të keqe të pandemisë
Kroacia ka regjistruar 748 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, duke shënuar shifrën më të keqe që prej nisjes së pandemisë. Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e mbi 6 400 testimeve.
Aktualisht, Kroacia ka 441 pacientë të shtruar në spital, prej të cilëve 27 ndodhen në respirator. Numri i rasteve aktive në vendin ballkanik është 3 210 persona.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit katër persona kanë humbur jetën, duke e çuar në total numrin e viktimave me COVID në 334 të vdekur.
Që prej 25 shkurtit, kur në Kroaci u regjistrua rasti i parë me coronavirus, janë regjistruar në total mbi 21 700 persona të infektuar.
Gjatë ditës së fundit janë shëruar 308 persona, kurse mbi 16 500 vetë mbeten të vetëizoluar.
Deri tani, vendi anëtar i BE-së me 4 milionë banorë ka testuar mbi 372 mijë persona.
Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak bëri thirrje që të merren masat e duhura pasi në të kundër do ta pësojnë si Çekia.
“Duam të vendosim masa të reja nëse nuk duam të na ndodhi si në Çeki. Tri javë më parë, ata kishin 600 të infektuar në ditë. Dështuar të merrnin masat e duhura dhe tani numri i infektive është rritur me 10 herë”, tha ai.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta