Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës në Kiev, takim me Zelenskin
Të enjten, kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës mbërritën në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.
Pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen u shfaqën së bashku në një video të shkurtër të postuar në Twitter nga llogaria zyrtare e Sanchez.
“Ukraina ka mbështetjen, solidaritetin dhe angazhimin e Spanjës”, u shprehën krerët e qeverive europiane.
“Ata do të takohen për të diskutuar për situatën aktuale në Ukrainë, mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në lidhje me pushtimin rus”, tha zyra e Frederiksen në një deklaratë.
Sanchez njoftoi në fillim të kësaj jave se Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev në ditët në vijim, të cilën e kishte mbyllur menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët, por raportortimet nga terreni tregojnë të kundërtën.
LEXONI GJITHASHTU:
Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore