Kryeministri anonim, qytetarët francezë shprehen se nuk e njohin kreun e ri të kabinetit

3 Korrik 2020 | 17:57

Jean Castex është emëruar sot nga presidenti francez për të krijuar kabinetin e ri qeveritar, por francezët duket se nuk e njohin kryeministrin e ri të vendit dhe shprehen skeptikë për rolin që i është caktuar. Disa parisienë, rrëfyen për Reuters se ata nuk e njihnin Castex dhe nuk ishin në gjendje të parashikonin se çfarë mund të bëjë ai.

“Jo në fakt nuk e njoh atë”, shprehet një qytetar.

Ndërsa të tjerë janë akoma të shqetësuar për largimin e Philippe, të cilin e vlerësonin si një kryeministër të suksesshëm.

“Nëse është dikush i ri, ai mund të sjellë një frymë të re për të gjithë. Por personalisht unë nuk isha dakord me dorëheqjen e Eduard Philippe.

Mendoj se ai e ka bërë punën e tij si duhet dhe se ishte një humbje e madhe për bashkëpunimin mes tij dhe Macron, mënyra se si ata punuan së bashku – njëri kishte një vizion strategjik ndërsa tjetri ishte operacional. Kjo ishte interesante”, thotë zyrtarja e Kontrollit të Cilësisë, Adele Schneeberger.

Castex ka punuar në zyrën e presidentit si këshilltar gjatë mandatit të Nicolas Sarkozy. Në vitin 2017, Castex punoi me Komitetin e Lojërave Olimpike 2024 dhe u emërua president i agjencisë kombëtare të sporteve.

Ai ka shërbyer si kryetar komune nga viti 2008 deri në vitin 2015, në qytetin jugor të Prades, me një popullsi prej 6,124 banorësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026