Kryeministri britanik kërkon falje pas gjobitjes nga policia
Kryeministri britanik, Boris Xhonson ka kërkuar falje pas gjobitjes nga policia për thyerjen e rregullave të COVID, por thotë se nuk do të dorëhiqet.
“Kam paguar gjobën, edhe njëherë kërkoj plotësisht falje”, tha Xhonson citon ‘Sky News’.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, kryeministri u përgjigj se ‘do të vazhdojë mandatit që ka dhe të përballet me problemet që vendi po kalon’.
Kryeministri britanik u gjobit për një festë me rastin e ditëlindjes në godinën e qeverisë në qershor të 2020.
Boris Xhonson dhe bashkëshortja e tij kanë paguar nga 50 paund secili.
Xhonson është bërë kështu i pari kryeministër britanik që merr gjobë nga policia për shkelje të ligjit.
Opozita laburistë ka bërë thirrje për dorëheqje të tij me argumentin se ka thyer besimin e publikut.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta