Kryeministri britanik nuk merr masa emergjente, paralajmëron “stuhi” ekonomike dhe politike
Kryeministri britanik Keir Starmer ka paralajmëruar një periudhë të vështirë për vendin, duke folur për një “stuhi” ekonomike dhe politike në horizont, por pa shpallur masa emergjente të menjëhershme.
Muaji prill është konsideruar prej kohësh si një moment kyç për qeverinë britanike, pasi hynë në fuqi disa vendime të marra më herët, si rritja e pagës minimale dhe ndryshime në skemën e përfitimeve sociale. Vetë Starmer pranoi se këto nuk janë masa të reja dhe se disa prej tyre do të vazhdojnë të kritikohen nga opozita.
Në konferencën për shtyp, kryeministri theksoi disa herë se “kjo nuk do të jetë e lehtë”, duke iu referuar si ndikimit ekonomik të konfliktit me Iranin, ashtu edhe pasigurive rreth hapjes së Ngushtica e Hormuzit. Ai paralajmëroi se edhe nëse konflikti përfundon, nuk ka garanci që kjo rrugë do të rihapet menjëherë.
Pavarësisht situatës, Starmer vendosi të mos ndërmarrë masa emergjente, përveç një pakete mbështetëse për familjet që përdorin naftë për ngrohje. Nderkohe, çdo ndihmë më e gjerë për faturat e energjisë pritet të shtyhet deri në vjeshtë, me argumentin se familjet aktualisht mbrohen nga kufizimi i çmimeve dhe nga konsumi më i ulët gjatë verës.
Thirrja e dytë nga Sir Keir është të pranojë mosmarrëveshjet e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Vetëm disa muaj më parë, kryeministri ende i jepte përparësi qëndrimit sa më afër presidentit, me qëllim mbrojtjen e marrëdhënieve Britani-SHBA.
Kjo marrëdhënie personale është prishur qartë në një mënyrë serioze për shkak të vendimit të Sir Keir për t’i rezistuar kërkesave të SHBA-së për të luajtur një rol më të madh në luftë.
Një pikë tjetër kyçe sipas Starmer, është që të përdoret ky moment për të kërkuar lidhje më të ngushta me BE-në.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit