Policia cilëson ‘sulm terrorist’ vrasjen me thikë të deputetit britanik

16 Tetor 2021 | 11:07

Policia e cilësoi vrasjen me thikë të deputetit David Amess si sulm terrorist, ndërkohë që hetimet për incidentin fatal vijojnë.

David Amess, 69 vjeç, ishte deputet i Partisë Konservatore në pushtet në Southend West, në qarkun juglindor të Essex.

Një 25-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje pas sulmit, i cili ndodhi rreth mesditës në qytetin bregdetar anglez të Leigh on Sea.

Sulmi u raportua nga Policia e Essex, e cila më vonë tha se deputeti nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kryeministri britanik shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen. Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe i trishtuar” për vdekjen e deputetit gjatë takimeve me votuesit të premten.

“Ai ishte një nga njerëzit më të mirë e më të butë në politikë,” – u shpreh Johnson.

Politikanët e tjerë kanë ofruar gjithashtu mbështetjen e tyre për Amess dhe familjen e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026