Kryeministri i Austrisë dorëhiqet pas akuzave për korrupsion

9 Tetor 2021 | 20:01

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ka lajmëruar dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

Kurz ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në përpjekje për të shmangur krizën qeveritare pas nisjes së hetimit për korrupsion ndaj tij.

35-vjeçari ka propozuar që ministri i Jashtëm, AlexanderSchallenberg të jetë zëvendësuesi i tij. Ndërsa ai vetë planifikon të bëhet kryetari i grupit parlamentar për Partinë Popullore të Austrisë.

Partia ka dalë në mbështetje të tij edhe pas nisjes së hetimeve, por një prej partnerëve të koalicionit, Të Gjelbërit kanë shprehur qëndrimin se Kurz nuk mund të qëndrojë kancelar dhe kanë kërkuar zëvendësimin e tij.

Nga ana tjetër liderët e opozitës kanë largimin e Kurz dhe planifikohet që të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj tij në martën në Parlament.

Sebastian Kurz është bërë subjekt i një hetimi, nën dyshimin e ryshfetit dhe shkeljes së rregullave financiare.

Hetimi nis prej vitit 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe po kërkonte të zgjidhej lider i partisë.

Tabloidi “Oesterreich” që është në qendër të hetimit ka mohuar të ketë marrë para për reklama në këmbim të publikimit të sondazhit.

Hetuesit thonë se ka dyshime se prej 2016 deri në 2018 fonde të Ministrisë së Financave janë përdorur për të manipuluar sondazhe të publikuara në këtë gazetë.

Sebastian Kurz u zgjodh lideri i OVP në maj 2017 dhe drejtoi partinë e tij në fitoren e zgjedhjeve një vit më pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026