Kryeministri i Groenlandës: Nuk jemi në shitje, aleatët e NATO-s kanë ofruar mbështetje
Groenlanda nuk është një territor që mund të aneksohet ose të merret me vullnetin e kujtdo, tha sot Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, duke shtuar se mbështetja e aleatëve evropianë dhe NATO-s është me rëndësi kyçe në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të ishullit si pjesë e Danimarkës.
Nielsen u shpreh se SHBA-të duhet të zgjidhin të gjitha çështjet me Groenlandën përmes dialogut dhe diplomacisë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e integritetit territorial.
Në një postim në Facebook, Nielsen deklaroi se Groenlanda ka shtuar aktivitetet diplomatike dhe politike në vitet e fundit për ta bërë të qartë se banorët e Groenlandës vendosin vetë për vendin e tyre dhe kufijtë e tij, dhe siç vlerësoi ai, rezultatet e kësaj politike janë tashmë të dukshme përmes mbështetjes së fortë ndërkombëtare.
Ai theksoi se Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Mertz, Kryeministrat e Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe, Giorgio Meloni, Donald Tusk, Pedro Sanchez dhe Kir Starmet, si dhe Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, në një deklaratë të përbashkët, mbështetën pa mëdyshje Groenlandën dhe respektin për integritetin e saj territorial.
“Në një kohë kur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare po vihen në pikëpyetje, kjo mbështetje është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Nielsen, duke shprehur mirënjohje të thellë për aleatët.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta